Punonte në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani
BKT
Kronika

Punonte në fermë kanabisi, arrestohet shqiptari në Britani

Një shqiptar u arrestua nga autoritetet britanike, pasi punonte në një fabrikë kanabisi.

Sipas mediave, bëhet fjalë për shtetasin Drilon. K, i cili u arrestua ndërsa plagosi veten duke u hedhur nga dritarja e shtëpisë së tij në një përpjekje për t’u arratisur.

“Prona tre katëshe ishte shndërruar në një fermë kanabisi “të ndërtuar profesionalisht”, tha prokurorja Claire Pickthall.

Ajo tha se Kucana ishte dëbuar si emigrant i paligjshëm nga Britania e Madhe në vitin 2014.

Në fabrikën e kanabisit kishte 330 bimë dhe Drilon.K pranoi se kishte prodhuar ilaçet te klasës B, të cilat kishin vlerën 24.000 paund.

Gjykatësi Daniel Williams caktoi arrest me burg për 6 muaj për Drilon.K.

Ai gjithashtu ishte dënuar më parë, raportojnë mediat e huaja./oranews


MË SHUME NGA Kronika