I mituri sulmon fizikisht dy të mitur tjerë në Prishtinë
BKT
Kronika

I mituri sulmon fizikisht dy të mitur tjerë në Prishtinë

Një i mitur është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht dy të mitur të tjerë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në rrugën “Nik Prela”, në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Më 02.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, po ashtu të mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika