10:29 / 03.03.2021
Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohet se i vodhën para një personi
Dy persona (shtetas të huaj) janë arrestuar pasi kanë vjedhur disa para nga një person tjetër (shtetas i huaj).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 02:30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës, transmeton Telegrafi.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj, shtetas të huaj , pasi qe te njëjtit nga viktima mashkull shtetas i huaj kane vjedhur një shume parash”, thuhet në raport.
Siç thuhet në raport, me vendim te prokurorit te dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.























