23:56 / 03.03.2021
Kapet me kokainë, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Itali
Gjatë një kontrolli rutinë të policisë në qendër të Scandiano, në Piazza Spallanzani, efektivët vunë re një shkëmbim të dyshimtë midis dy personave, të cilët më pas u larguan shumë shpejt sapo panë forcat e rendit.
Pas ndjekjes së karabinierëve u vu në pranga një 47-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Scandiano, të cilit iu gjet një dozë kokainë dhe rreth 30 euro që buronin nga aktiviteti i drogës.
Pas kontrollit në banesë shqiptarit iu gjetën edhe 15 gramë të tjerë drogë, përcjell oranews.
Shqiptari akuzohet për trafik droge si dhe për rezistencë ndaj një zyrtari publik, raportojnë mediat italiane.























