11:01 / 04.03.2021
Shkojnë për tu kontrolluar në emergjencën , 7 persona rrahën mes vete
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 12:15 në Podujevë është raportuar se 7 persona derisa ishin duke pritur për tu kontrolluar në emergjencën e Podujevës janë rrahur mes vete.
Sipas policisë, 4 persona janë shoqëruar në polici, dy persona janë duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ndërsa një person është dërguar në QKUK.























