Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë
BKT
Kronika

Përleshje e armatosur në Shkup, dy persona mbeten të vrarë

Alsat jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë. Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy persona janë qëlluar në makinë.

Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij incidenti të armatosur, transmeton alsat.mk


MË SHUME NGA Kronika