09:32 / 07.03.2021
Gjendet një person i vdekur në Graqanicë, konfiskohen disa armë
Një person mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Graqanicë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetë dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK 47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.























