08:58 / 09.03.2021
Veternik: Vdes një punëtor pasi bie nga lartësia e një lokali
Një person është rrëzuar nga një lartësi e një lokali, derisa ishte duke punuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilat është konfirmuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.
Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokuroritë është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, transmeton lajmi.net.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Veternik-Prishtinë, rreth orës 13:14.























