Operacioni ndërkombëtar i drogës, policia: 5 të arrestuar në Vlorë
BKT
Kronika

Operacioni ndërkombëtar i drogës, policia: 5 të arrestuar në Vlorë

Policia e shtetit jep informacion në lidhje me operacionin ndërkombëtar të drogës të koduar “TIBUS.”

Sipas uniformave blu mësohet se  5 nga 6 emrat e kërkuar nga drejtësia italiane janë vënë në pranga sot ndërkohë është shpallur në kërkim Andi Veshaj.

Njoftimi i plotë:

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali, Shqipëri dhe Gjermani.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana.

Gjatë  operacionit “TIBUS”, në Vlorë, mëngjesin e sotëm janë kapur nga FAST Albania, FNSH dhe strukturat e DVP Vlorë, 5 shtetas, të cilët janë arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç, banues  në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romen dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin këtyre shtetasve drejt Italisë. 

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë seriozitet e besueshmëri tek partnerët për të luftuar së bashku krimin e organizuar dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.“/oranews


MË SHUME NGA Kronika