12:03 / 10.03.2021
Theret me thikë një person në Prishtinë
Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se është goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar, i cili pasi ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, të martën rreth orës 14:00, transmeton Telegrafi.
Viktima është dërguar për të marrë tretman mjekësor në QKUK, pastaj është liruar. Rasti është duke u hetuar.























