15:48 / 12.03.2021
Aksident i rëndë afër Pejës
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Dubovë të Pejës.
Siç ka raportuar “RTV Fontana”, shoferi ka pësuar lëndime relativisht të rënda, ndërsa i njëjti është dërguar me urgjencë në spitalin e përgjithshëm të Pejës,
Mësohet se njëri mjek ka konfirmuar që i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.























