11:14 / 13.03.2021
Së bashku me vëllanë kërcënoi ish-gruan, arrestohen dy vushtrriasit
Një burrë së bashku me vllaun e saj e kanë kërcënuar përmes telefonit ish-gruan dhe babanë e saj.
Të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:15 në Vushtrri.
“Vushtrri, 12.03.2021-20:15. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se ish bashkëshorti i saj dhe kunati meshkuj kosovarë, e kishin kanosur përmes telefonit dhe facebook-ut atë dhe t ‘atin e saj. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës.























