11:06 / 15.03.2021
Burri sulmon gruan në Drenas, lirohet në procedurë të rregullt
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje në Drenas.
Rasti ka ndodhur të dielën në Drenas në ora 17:30, transmeton Telegrafi.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhune fizike ndaj saj”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























