Dehet në aheng, sulmon fizikisht të pranishmit
BKT
Kronika

Dehet në aheng, sulmon fizikisht të pranishmit

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka sulmuar tri femra dhe një mashkull në një aheng.

Rasti ka ndodhur në Hereq të Gjakovës, të dielën në ora 00:22, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nen ndikim të alkoolit  kishte sulmuar fizikisht të pranishmit në një aheng, me ç‘rast  tri femra dhe një mashkull kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”.

Po ashtu, i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika