11:39 / 15.03.2021
Dalin para gjykatës 4 të arrestuarit për vrasjen e Behar Sofisë
Katër personat e arrestuar për ekzekutimin e Behar Sofisë, Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonard Xhixha dhe Skënder Vathi, kanë dalë sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Gjykata cakton masën “arrest në burg” për Xhuliano Vishën, njofton A2news.
Në kafazin e sallës së gjyqit ishin Ernejt Shyti dhe Xhuliano Visha, ndërsa dy të tjetët Leonard Xhixha, Skënder Vathi mund të mbahen të veçuar për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje.
Një ditë më parë 24-vjeçari Ernejt Shyti, i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Behar Sofia, ka rrëfyer për hetuesit detajet si u përgatit dhe u zbatua krimi i 25 shkurtit në zemër të kryeqytetit.























