09:13 / 17.03.2021
Një vajzë rrahet nga njerku i saj në Shtime
Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e bashkëshortes së tij.
Siç thuhet në raport, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare – vajzën e bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.























