Zjarr në një banesë në Lezhë, shpëtohet e moshuara
BKT
Kronika

Zjarr në një banesë në Lezhë, shpëtohet e moshuara

Një banesë në katin e dytë të një ndërtese 5 katëshe në lagjen “Skenderbeg” të Lezhës është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm.

Flakët që dyshohet se u shkaktuan nga një shkëndijë elektrike u përhapen fillimisht në kuzhinë, ndërsa në banesë ndodhej vetëm një e moshuar, transmeton abcnews.al.

Kjo e fundit u nxor shpejt pasi zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje duke izoluar edhe vatrën që rrezikonte të përhapej në pjesën tjetër të godinës ku ndodhen edhe zyrat e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve.

Fatmirësisht e moshuara nuk ka pësuar lëndime, por vetëm sa është traumatizuar, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje nisi edhe hetimet.

Për fat të mirë, ndërtesa që u përfshi nga flakët ndodhej në anë të rrugës kryesore , ca lehtësoi mbërritjen e shpejtë të zjarrfikësve që bënë edhe shuarjen e flakëve.


MË SHUME NGA Kronika