10:54 / 23.03.2021
Rrahen mes vete 7 persona në Deçan, përdoren edhe thikat
Shtatë persona janë arrestuar në Deçan pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes veti.
Gjatë rrahjes të dyshuarit kanë përdorur edhe thika, ndërsa u është ofruar edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























