10:58 / 25.03.2021
Akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar, është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuele me një të mitur. Policia bën me dije se në pranga ka rënë T. D.
Policia ditën e sotme, ka arrestuar edhe 24-vjeçarin, me iniciale E. N., pasi u kap duke vjedhur në mjetin e shtetasit E. K. Efektivët këtij të fundit në cilësinë e provës materiale i kanë sekuestruar një sasi parash.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme me vlerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.























