10:28 / 26.03.2021
Djali rrah babanë në Kamenicë
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Kamenicë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar –babain e tij, transmeton lajmi.net.
Me këtë rast, ai i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























