Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim në Vushtrri
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim në Vushtrri

Sipas një njoftimi për media, thuhet se mbi bazën e të dhënave të pranuara nga ankuesi janë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, ku vetëm disa orë pas raportimit të rastit janë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore, transmeton Telegrafi.

“Bazuar në rezultatet e para hetimore, dy të dyshuarit një ditë më parë duke vënë në lajthim ankuesin ia kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave, duke e mashtruar kinse janë duke mbledhur fonde humanitare. Pas procedurave të intervistimit, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘mashtrim’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.


MË SHUME NGA Kronika