Djali dyshohet se theri babain 65-vjeçar në Mitrovicë
BKT
Kronika

Djali dyshohet se theri babain 65-vjeçar në Mitrovicë

Policia e Kosovës është në kërkim të djalit i cili gjatë natës në mbrëmshme në Mitrovicë dyshohet se i shkaktoi lëndime me një mjet të mprehtë babit të tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, transmeton Telegrafi.

Ai tha se rasti është raportuar si dhunë në familje, ndërkaq i dyshuari mbetet në kërkim.

“Gjatë natës në Mitrovicë, është raportuar një rast “dhunë në familje”, ku viktima mashkull  rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës  i është ofruar tretman mjekësor, sipas  mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të i jen shkaktuar nga një mjetë i mprehtë. I dyshuari mbete në kërkim , ndërsa rasti po hetohet:  “dhunë në familje” dhe “ lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti.

 


MË SHUME NGA Kronika