Arrestohet një person në Merdare, iu gjetën tri armë me gaz dhe 525 fishekë
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Merdare, iu gjetën tri armë me gaz dhe 525 fishekë

Policia Kufitare ka arrestuar një person i cili gjatë kontrollit të një autobusi i janë gjetur dhe konfiskuar armë me gaz dhe një sasi e madhe e fishekëve me gaz.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë.

“SPK Merdare, 28.03.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në autobusin e një firme kosovare, janë gjetur dhe konfiskuar : tri armë me gaz dhe pesëqind e njëzet e pesë (525) copë fishek me gaz. Me vendim të prokurorit kujdestar, të  dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika