11:32 / 30.03.2021
Plagoset një person në Vushtrri
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:31 në Vushtrri.
Policia ka njoftuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar, transmeton Telegrafi.
Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.























