09:47 / 31.03.2021
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Komoran.
Siç njofton policia, në shtëpinë e viktimës është gjetur edhe një pistoletë me gjashtë fishek dhe një gëzhojë, transmeton lajmi.net.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetë dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë .Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.























