11:30 / 07.04.2021
Arrestohen në Prishtinë dy femra të dyshuara për prostitucion
Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar dy femra kosovare nën dyshimin për mundësim apo detyrim në prostitucion.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 18:15, transmeton Telegrafi.
Me konsultim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.























