Përleshje në një kafiteri, një person goditet me shishe qelqi
BKT
Kronika

Përleshje në një kafiteri, një person goditet me shishe qelqi

Policia ka arrestuar një person, pasi gjatë një përleshje kishte goditur me shishe qelq një tjetër person.

Rasti ka ndodhur të hënën në një kafiteri në fshatin Xërxe të Rahovecit.

“Fsh. Xërxe, Rahovec, 05.04.2021 – 21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një kafiteri kishte goditur me një shishe të qelqit viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika