Nën dyshimin për grabitje, arrestohet një person në Gjakovë
Një qytetare në Gjakovë, ka raportuar se tre persona e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza prej ai dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:10, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq, sipas raportit njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza, prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























