Gjatë 24 orëve 27 aktakuza ndaj 32 personave

Gjatë 24 orëve 27 aktakuza ndaj 32 personave

Prokurori i Shtetit njofton se e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale, transmeton ekonomiaonline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale  ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë  ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.