
Itali, 27-vjeçari kapet me 30 kg kokainë dhe 280 mijë euro
Tridhjetë kilogram kokainë, që nëse do dilnin në treg do të kapnin vlerën e 2 milionë eurove, u sekuestruan ditën e djeshme nga policia italiane në Torino.
Në pranga ka rënë një 27 vjeçar shqiptar, me rekorde të mëparshme kriminale, ndërsa autoritetet italiane lokale shpehen se një sasi kaq e madhe droge nuk ishte kapur prej rreth 30 vitesh.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Policia ndërmorri një kontroll rutinë në Via Bra, por shqiptari pasi pa organet e rendit tentoi të largohej drejt Corso Vercelli duke tërhequr edhe vëmendjen, shkruan Ora News.
Gjatë ndalimit 27-vjeçari u tregua shumë nervoz ndërsa: agjentët gjatë kontrollit fizik i gjetën 20 mijë euro para të gatshme, të ndara në mijëshe në portofol dhe çantën e supit që mbante.
Karabinierët dyshuan dhe vendosën të ushtronin një kontroll edhe në banesën e të riut në Pozzo Strada ku u gjetën 33 shkopinj kokainë të pastër, si dhe materiale paketimi. Gjithashtu, në shtëpi u gjet edhe një shumë prej 280 mijë eurosh para të gatshme, shkruajnë mediat italiane.