10:56 / 19.04.2021
Gruaja në Mitrovicë godet me veturë dy vajza
Një grua ka goditur me veturën e saj dy vajza, të cilave ju ka shkaktuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Mitrovicë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh,
Sipas policisë, e dyshuara shtetase e Serbisë ka goditur nga pakujdesia dy vajza kosovare.
“Raportohet se e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë duke drejtuar veturën e saj nga pakujdesia ka goditur dy fëmijë femra kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, ka njoftuar policia.
E dyshuara është urdhëruar të paraqitet në gjykatë me procedurë të shpejtë.
“Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara është urdhëruar të paraqitet me datë 19.04.2021 në procedurë të shpejtë”, njofton policia.























