Sulmon fizikisht dy persona në Gjakovë, arrestohet një person
BKT
Kronika

Sulmon fizikisht dy persona në Gjakovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy persona, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në rrugën “Sylejman Lleshi”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika