Dyshohet se shantazhoi një femër, arrestohet një person në Prishtinë
BKT
Kronika

Dyshohet se shantazhoi një femër, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar më 27 prill, pasi dyshohet se kishte shantazhuar një femër të cilën e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para, transmeton Telegrafi.

Sipas Policisë së Kosovës, raportimi i rastit ka ndodhur më datë 18 prill, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 27.04.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, duke e shantazhuar viktimën femër kosovare e kishte incizuar dhe publikuar fotot dhe video-incizimet me qëllim të përfitimit material duke i kërkuar para. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika