Dyshohet se sulmoi fizikisht ish-bashkëshortin e saj në Obiliq, arrestohet
BKT
Kronika

Dyshohet se sulmoi fizikisht ish-bashkëshortin e saj në Obiliq, arrestohet

Një femër është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:06 në fshatin Plemetin, në Obiliq.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika