12:23 / 28.04.2021
Arrestohet një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:30 në rrugën “Besim Bistrazhini”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.























