14:04 / 03.05.2021
Aksident në Veternik, lëndohen dy këmbësorë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ndërsa si pasojë janë lënduar dy këmbësorë.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.
“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreth orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë”, bëri të ditur Kelani per Telegrafin.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar.























