Digjet një automjet në Sarandë
BKT
Kronika

Digjet një automjet në Sarandë

Një automjet është djegur pjesërisht gjatë natës në lagjen nr.3 në Sarandë.

Ndërsa, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun që ka sjellë rënien e zjarrit.

“Më datë 07.05.2021, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit M. A., banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews/


MË SHUME NGA Kronika