Përleshje fizike në Gjilan, arrestohen tre persona
BKT
Kronika

Përleshje fizike në Gjilan, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:40 në fshatin Livoq i Ulët, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ka pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj të dyshuarit kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika