Në 24 orët e fundit në Prishtinë raportohen 2 raste të dhunës në familje

Në 24 orët e fundit në Prishtinë raportohen 2 raste të dhunës në familje

Dhuna familjare vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në shoqërinë tonë.

Në 24 orët e fundit, në kryeqytet janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, thuhet në Raportin e Policisë.

Njëri prej rasteve ka ndodhur në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë.

Në të dy rastet, të dyshuarit për dhunë janë meshkuj.

Raporti:

“Fushë Kosovë, 05.05.2021-19:00.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me të cilin nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi. I dyshuari nuk është takuar në shtëpi. Rasti nën hetime.”

“Prishtinë, 06.05.2021-17:00.Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur familjaret e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”