Vidhen para të gatshme dhe cigare në një lokal në Ferizaj

Vidhen para të gatshme dhe cigare në një lokal në Ferizaj

Një person ka raportuar se dy të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 04:30, në Ferizaj.

Siç thuhet në raport, nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur me maska, nën kërcënim, duke dëmtuar xhamin e lokalit kanë grabitur para të gatshme, tre pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.