Aksident në Gjakovë, goditet një këmbësore

Aksident në Gjakovë, goditet një këmbësore

Një person përderisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:40 në rrugën “Shefki Shasivari”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në raport.