Lëshonte diploma shkollore të falsifikuara,arrestohet një person në Prizren

Lëshonte diploma shkollore të falsifikuara,arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet që në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar diploma shkollore të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth në Prizren.

Siç thuhet në raport, në cilësi të  provave materiale janë konfiskuar disa kopje të diplomave me të cilat ka operuar i dyshuari.

“Sot me datë  06.05.2021 pas një  pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që në  mënyrë  të  kundërligjshme ka lëshuar diploma  shkollore të  falsifikuara. Në cilësi të  provave materiale janë konfiskuar disa kopje të diplomave me të cilat ka operuar i dyshuari. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet në  mbajtje.