Ktheu lokalin në sallë për lojëra fati, policia i sekuestron pajisjet

Ktheu lokalin në sallë për lojëra fati, policia i sekuestron pajisjet

Policia e Matit ka sekuestruar 7 pajisje elektronike, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Pajisjet u gjetën në ambjentet e lokalit të shtetasit U. P., në qytetin e Burrelit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P.,  30 vjeç, banues në Klos, për veprën  penale "Organizim i llotarive të palejuara"./oranews