Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 60 vjeçarit në Vitomiricë të Pejës

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 60 vjeçarit në Vitomiricë të Pejës

Sot në fshatin Vitomiricë të Pejës ka ndodhur një përleshje ku ka mbetur i vdekur një 60 vjeçar.

Sipas zëdhënësit të policisë, Fadil Gashi, për këtë rast janë arrestuar dy persona të mitur dhe është konfiskuar një thikë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Deri te kjo ngjarje tragjike erdhi pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur të dyshuarit dhe viktima, të cilët mes vete ishin fqinj”, raporton KK.

“Dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe nesër pritet të dalin para gjyqtarit hetues, si dhe se hetimet janë në proces”, deklaroi Gashi.