Theret me thikë një person në Vushtrri

Theret me thikë një person në Vushtrri

Një person në Vushtrri ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është goditur me thikë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, Policia e rajonit të Mitrovicës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ky është njoftimi i plotë:

Në orët e mesditës të së premtes në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale lëndim i rëndë trupor.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sipas deklarimit të ankuesit, bëhet e ditur se ai ishte sulmuar nga i dyshuari dhe si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjetë i mprehtë (thikë), ankuesi ka kërkuar tretman mjekësor dhe po trajtohet në QKUK.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me çrast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (thikë). Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale lëndim i rëndë trupor. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.