18:04 / 08.05.2021
Aksident në Lluzhan të Podujevës, lëndohen dy persona
Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Lluzhan të Podujevës, transmeton Telegrafi.
Në këtë aksident të komunikacionit janë të përfshira dy automjete.
Ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.























