Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi një person pse nuk ia dha biçikletën
BKT
Kronika

Paraburgim për të dyshuarin që sulmoi një person pse nuk ia dha biçikletën

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, Hakile Ilazi, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 7 maj të këtij viti në një fshatë në Ferizaj, ka kryer veprën e lartcekur.

“I pandehuri ishte nisur për të shkuar në xhamin e fshatit për të marrë hoxhën, në rrugë e sipër kishte takuar të dëmtuarin D.M dhe dy persona të tjerë, i cili u kishte kërkuar biçikletën, por të njëjtit nuk ia kishin dhënë. I pandehuri ishte bërë nervozë dhe së bashku me djalin e tij kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin, fillimisht duke e goditur me grushte në nofull, pastaj në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç’rast i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çka ka marrë edhe ndihmën mjekësore. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Gjykata po ashtu vlerëson se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me KPPRK-në, duke vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer kjo vepër penale,, andaj ekziston rreziku real dhe potencial, se po që se i njëjti të gjendet në liri, mund të përsërisë vepra penale të njëjta apo të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


MË SHUME NGA Kronika