09:32 / 09.05.2021
Vajza e mitur grabitet nga ish i dashuri
Një vajzë e mitur dyshohet se është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar.























