Tre persona të zhdukur brenda pak ditësh në Kosovë
BKT
Kronika

Tre persona të zhdukur brenda pak ditësh në Kosovë

Tre persona janë raportuar të zhdukur brenda pak ditësh në Kosovë.

Një burrë ka njoftuar policinë në Podujevë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia tre ditë më parë dhe deri tani nuk është kthyer, transmeton Klan Kosova.

Një tjetër në Ferizaj, ka raportuar dje se vajza e tij poashtu e mitur në mëngjes kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkohë në Istog, burri ka njoftuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia tre ditë më parë dhe deri më tani nuk ka njohur se ku gjendet.

“Podujevë, 09.05.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar rastin në polici se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpi dhe deri me tani nuk është kthyer. Ankuesi nuk ka njohuri se ku ndodhet ajo. Rasti është duke u hetuar.

Ferizaj, 11.05.2021-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur në mëngjes kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.

Istog, 09.05.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka  raportuar se nëna e tij nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk ka njohur se ku gjendet. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është inicuar”.


MË SHUME NGA Kronika