Vetura godet një të mitur në Prizren
BKT
Kronika

Vetura godet një të mitur në Prizren

Një fëmijë, shtetas i Shqipërisë, është goditur dje nga një veturë në Prizren.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një automjet me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar i cili nga pakujdesia e godet këmbësorin fëmijë i gjinisë mashkullore, shtetas i Shqipërisë.

Si pasojë e goditjes viktima kishte pësuar lëndime trupore frakturë në këmbë. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika